Aksion i ri kundër evazionit, opozita: Dështim i taksës progresive

07/11/2017 15:14

Qeveria ka paralajmëruar bizneset e mëdha të mos fshehin më rrogat e punonjesve. Ministri i financave tha se të dhënat e dala nga aksioni kundër informalitetit janë alarmante.

“42 për qind e pagave në kompanitë e mëdha janë nën 30 mijë lekë. Pra jashtë sistemit të taksimit mbi të ardhurat. Kjo është e papranueshme”, thotë ministri Ahmetaj.

Kreu i Financave paralajmeroi se të gjitha bizneset e mëdha do të kalojnë në sitë. Ato që kanë mospërputhje të pagave me tregun do të ndëshkohen sipas ligjit.

“Nëse këto funksione nuk përputhen, pra përshkrimet e punëve nuk përputhen me nivele kaq të ulëta pagash atëherë sigurisht do të ketë rivlerësim. Ka një pyetje retorike që unë po e bëj sot, nëse 42 për qind e pagave janë nën 30 mijë lekë a mos vallë ka një bilanc të dytë”, vijon ministri.

Por a është ky një pranim indirekt i qeverisë se taksa progresive ka nxitur evazionin. Për opozitën kjo nuk ka asnjë dyshim. Por ministri i financave ka një tjetër version.

“Tatimi mbi të ardhurat personale është shembulli më i mirë se si rritja e taksave ka nxitur evazionin, që do të thotë rritja e tatimit deri në 23 për qind kanë nxitur evazionin fiskal dhe kanë bërë të mundur që zëri në këtë tatim të jetë me rënie”, tha deputetja demokrate, Jorida Tbaku.

“Vetëm në vitin 2016 janë mbledhur 1.6 miliardë lekë më shumë”, u përgjigj ministri i Financave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA