Taulant Balla nuk i kurseu akuzat në drejtim të Prokurorisë se po përpiqet të mbyllë dosjen “CEZ” pa kryer asnjë hetim dhe pa marrë në konsideratë asnjë nga gjetjet e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar, të drejtuar prej tij. Balla i referohet një kërkese të Prokurorisë dërguar gjykatës, në të cilën kërkon mbylljen e kësaj çështje.

“Nga hetimi nuk rezulton të jenë konsumuar elementët e veprave penale “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” apo “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Kërkesa e Prokurorisë i është dërguar për dijeni edhe Kuvendit të Shqipërisë dhe mban datën 29 shtator 2017. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste reagoi menjëherë.

“Prokuroria po përpiqet të mbyllë një prej dosjeve më të qarta të korrupsionit në këto 27 vite, skandalin CEZ, pa kryer asnjë hetim minimal, pa marre në pyetje asnjë të akuzuar, asnjë dëshmitar, asnjë prej gjetjeve të raportit. Prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikes dhe e padrejtësisë”, shprehet Taulant Balla.

Ai thotë se Prokuroria ka neglizhuar një dokument që ka brenda tij emra peshqish të mëdhenj e të vegjël, të dyshuar për krim ekonomik. Sipas sekretarit të përgjithshëm të PS, Prokuroria u ngrit brenda një dite për të arrestuar një deputet, ndërsa për këtë çështje po sillen me drejtësinë si tregtarë qeniesh të gjalla, duke trajtuar njëkohësisht popullin shqiptar si “mish për top”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA