Gramoz Ruçi ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, në vizitën e tij të parë si kreu i Kuvendit.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij kosovar, Ruçi bëri të ditur se dy parlamentet janë dakordësuar për krijimin e një komiteti që ka për qëllim zgjidhjen e problemeve legjislative mes dy vendeve dhe se inkurajon politikën në Prishtinë që të zgjidhë sa më parë çështjen e demarkacionit.
“Dy parlamentet të krijojnë një komitet për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Inkurajojmë përpjekjet në Kosovë për çështjen e demarkacionit. Demarkacioni një çështje e rëndësishme, të zgjidhet sa më shpejt”, tha Ruçi
Ndërsa Kadri Veseli u shpreh: “Po punojmë fuqishëm për intensifikimin e marrëdhënieve tona. Jemi dakordësuar për një komision të përbashkët të dy parlamenteve”.
Top Channel