Rrëshqitja e tokës, vështirësi në segmentin e Rrugës së Arbrit

06/11/2017 13:42

Rrëshqitja e tokës në segmentin Bulqizë- Ura e Cerenecit, pjesë e Rrugës së Arbrit, ka sjellë probleme serioze për drejtuesit e automjeteve dhe ka ndikuar në dëmtimin e shtëpive në fshatin Vajkal.

Si pasojë, asfalti ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërkohë që ky segment ka qenë problematik që prej ndërtimit për shkak të rrëshqitjeve nga të dyja anët e rrugës.

Dëmtimi i këtij segmenti rrugor është kthyer në një problem serioz për drejtuesit e automjeteve, pasi sipas tyre mungojnë edhe sinjalistikat në vendet ku është dëmtuar rruga, që është kthyer në burim aksidentesh.

Banoret e fshatit Vajkal shprehen se që prej ndërtimit të kësaj rruge filluan lëvizjat e para të tokës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA