Amir Abrashi nuk ia ka dalë të bëhet pjesë e Kombëtares për ndeshjen e miqësore ndaj Turqisë më 13 nëntor dhe menjëherë Panucci është vënë në lëvizje për zëvendësuesin e “motorit” të mesfushës së Shqipërisë.
Zëvendësuesi do të jetë një prurje e re në Kombëtare. “Supersport” shkruan se ai do të jetë Kamer Qaka, lojtari 22 vjeçar, i lindur në Kosovë nga ku emigroi me familjen drejt Norvegjisë kur ishte ende në moshë të mitur.
Mesfushori 22-vjeçar e ka nisur karrierën në Norvegji te Valerenga, ndërsa edicionin e kaluar luajti në elitën e futbollit të vendit skandinav me ngjyrat e Kristiansund.
Aktualisht, ai luan në Ligën 1 rumune, elita e futbollit në shtetin ballkanas me Politehnica Iași, ku është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit, me 15 ndeshje të luajtura deri në këtë pjesë të sezonit, ku në 14 raste ka qenë titullar.
Top Channel