Protesta për rrugën, TAP premton rregullimin

06/11/2017 20:05

Banorët e Njësisë Administrative Dermenas në Fier protestuan për gjendjen e aksit rrugor Fier- Seman, i cili sipas tyre është dëmtuar nga mjetet e renda që punojnë për gazsjellësin e TAP.

Për banorët kjo rrugë është e një rëndësie jetike, pasi u shërben jo vetëm për të dërguar prodhimet bujqësore e blegtorale në treg, por është i vetmi aks nga ku mund të shkojnë për në qytetin e Fierit.

“Rruga nuk u shërben vetëm banorëve, por edhe vizitorëve të parkut arkeologjik të Apolonisë dhe të zonës bregdetare. Bashkia e Fierit i kërkoi kompanisë ndërhyrjen e menjëhershme duke marrë nga TAP premtimin se puna për riparimin e rrugës do të nise në mes të nëntorit”

Ndërsa në një komunikatë të kompanisë sqarohet se TAP dhe kontraktori janë takuar me banorët e fshatit Dërmenas dhe i kanë informuar se rruga do të kthehet në gjendjen e mëparshme kur i gjithë transporti i materialeve për stacionin e kompresorëve në këtë aks të ketë përfunduar.

Top Channel