Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një lokali.

Sipas të dhënave të para të uniformave blu të Fierit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës, rreth orës 18.45, në lagjen “1Maji” të Fierit. Katër plumba janë derdhur drejt lokalit të A. M., 45 vjeç, i cili ishte i ulur në tavolinë me A.B, 53 vjeç, A.Xh, 49 vjeç dhe S.N, 50 vjeç, të gjithë banues në lagjen “1 Maji”, Fier.

Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, dyshohet se autor i ngjarjes është A.P, 47 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, por ende nuk dihen motivet e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA