Ngjarja e pak ditëve më parë ka shtuar misterin dhe dilemat se çfarë realisht po ndodh me dosjen ku përfshihet emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai u kap pak ditë më parë me më shumë se 800 mijë euro në Elbasan. Një shumë parash, e cila sipas policisë është e pajustifikuar, por aty u gjetën edhe patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Për të gjitha këto, në takimin e sotëm në emisionin “Top Story” gazetari Sokol Balla ka moderuar një panel të përbërë nga gazetarët Vladimir Karaj, Elton Qyno, Anila Hoxha, Xhevair Zhabnina dhe Sokol Bregu.
Sokol Balla: Është një version i autoriteteve dhe versioni i tij.
Anila Hoxha: Për t’u besuar ky version duhen prova të reja që duhen bashkangjitur si burimi i të ardhurave, nga i ka ky person ato. Sipas legjislacionit, çdo blerje me para kesh mbi 150 mije lekë të reja konsiderohet e paligjshme. Gjithashtu, personi duhet të sqarojë edhe përse u largua nga postoblloku i parë.
Sokol Balla: Nëse “Kurum” do pranonte se këto para ishin për të, do të kompromentonte veten,
Enton Qyno: Në momentin që vetë “Kurum” ka zgjedhur heshtjen mendoj se është e kompromentuar.
Sokol Balla: Bregu, çfarë mendimi keni?
Sokol Bregu: Hetimet do ta nxjerrin nëse ky person këto para i ka fituar nga tenderat e Ministrisë së Brendshme, por nuk mund të nxjerrin se ka lidhje me Habilajt, apo krimin e organizuar. Askush nuk do të mund t’i lëvizte gjithë ato para pa një roje të armatosur, aq më tepër krimi i organizuar.
Sokol Balla: Anila, ndonjë të re?
Anila Hoxha: Prokuroria ka pyetur sot shefin e financave të “Kurum”. Ky person thotë se nuk priste asnjë pagesë. Ky person bashkë me shtetasin Gentian Ceka do të pyeten nga Krimet e Rënda, pasi kjo të marrë disa përgjigje jozyrtarisht mbi dosjen Habilaj. Pastaj mund të vendosë të thërresë sërish ish-ministrin Tahiri dhe ish-shoferin e tij.
Sokol Balla: Që ta rikonfirmojmë edhe njëherë atë lajm. Sipas burimeve të prokurorisë, ky person është fqinj me Tahirin?
Anila Hoxha: Ka të dhëna se ai ka një apartament në të njëjtin objekt ku jeton edhe Tahiri, në katin e fundit. Lajmi vjen nga burime jozyrtare. Janë dyshime paraprake për të cilat do të duhet shumë punë e për të cilën duhet të mblidhen shumë prova se cfarë përfaqëson secili nga këta persona të përmendur.
Sokol Balla: Zhabina, nëse ky version del i vërtetë lind pyetja nëse ka qenë i rastësishëm postoblloku që ndaloi ate …
Xhevahir Zhabina: Makina është ndaluar nga një patrullë me dy policë, afër zyrave të “Kurum”. Është një kohë shumë e shkurtër. Kemi një version të policisë që duhet vlerësuar, por gjërat do sqarohen në ditët në vijim pasi informacioni është shumë paraprak. Kjo, pasi nga prokuroria nuk kemi një reagim si policia. “Kurum” ka deklaruar se nuk ka lidhje me te.
Enton Qyno: Kompania “Kurum” është në proces falimenti administrativ. Gjykata i ka vënë një administrator shtetëror që monitoron çfarë ka dalë e çfarë ka hyrë. Dëshmia e administratorit do të ishte shumë pozitive dhe po ashtu ajo e financierit do të hidhte dritë. Nëse pranon se ka kryer një shit-blerje kesh, atëherë kjo eksperte do të hartojë edhe një raport zyrtar që do t’i paraqitet gjykatës. Nëse kompania bën transaksione kesh, çfarë kuptimi ka të jetë në gjendje falimenti. Pra, kompania “Kurum” kompromentohet.
Top Channel