Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Prokurorisë së Elbasanit dorëzimin e dosjes në ngarkim të te riut, i kapur pak ditë më parë me 860 mijë euro para kesh dhe dy leje drejtimi të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Krimeve të Rënda, sipas të cilave në hetim është përfshirë edhe itinerari i kryer nga ai, Tiranë-Rogozhinë-Elbasan.
Ndërkohë, nga verifikimet është konstatuar se shoferi është gjetur në sediljet e mbrapme të makinës, ku ishin hedhur paratë.
Gjithashtu, një detaj tjetër i është bashkangjitur hetimit, adresa ku jeton, i cili një pronë e ka pranë Kodrës së Diellit në Tiranë. Ai është shfaqur disa herë në kronikat televizive me Saimir Tahirin, kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm.
Top Channel