Policia e Sarandës ka sekuestruar 39 kg kanabis sativa në dy operacione të zhvilluara në fshatin Kotë dhe Vrinë, duke vënë në pranga shtatë persona, por një prej tyre ka mundur të largohej me prangat e policisë, i ndihmuar nga banorët e fshatit.
E. Idrisllari, 26 vjeç, u shoqërua prej shërbimeve të policisë, por ka mundur të largohet i prangosur nga mjeti i policisë, me ndihmën e disa banorëve. Policia e Vlorës dhe Sarandës po vijojnë punën intesivisht për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, ndërkohë që hetimet kanë nisur për grupin e shoqërimit.
Ndërkaq, është arrestuar babai i tij, Mustafa Idrisllari, 56 vjeç pasi në shtëpi iu gjetën 22 kg kanabis sativa. Ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Vrinë. Edhe Feti Idrisllari, 59 vjeç është arrestuar për kundërshtim të punonjësve të policisë.
Po në Vrinë, është arrestuar Asllan Pashaj, 57 vjeç pasi iu gjet 3.7 kg kanabis në shtëpi. Por 57-vjeçari bashkë me bashkëshorten Fiqirije Pashaj 54 vjeçe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Kosta Pashaj, 26 vjeç është arrestuar pasi përveçse i janë gjetur 3.4 kg kanabis në shtëpi, dyshohet se i ka marrë me dhunë 30 mijë lekë shtetasit F.M., vepër e kryer në bashkëpunim me E. Idrisllari, i cili mundi t’i largohej policisë.
Në fshatin Kote është arrestuar Erjon Danaj, 33 vjeç iu gjet në oborrin e shtëpisë i janë gjetur 2 thasë sintetikë me 9.7 kg kanabis.
Top Channel