I liruar me hashash, ish-nëndrejtori i Hekurudhave kapet në Xhenova me kokainë

06/11/2017 11:16

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga në Itali, në vazhdën e një operacioni blic që përfundoi me sekuestrimin e 75 kilogramë kokainë në Portin e Xhenovës, nga ku do të shpërndahej më pas në vende të tjera europiane.

Besnik Dauti, 38 vjeç, dhe Artur Mahmutaj, 37 vjeç, dyshohet të jenë krerët e bandës së narkotrafikut të shkatërruar nga autoritetet italiane.

Prapa hekurave ka përfunduar edhe bashkëpunëtori i shqiptarëve, Carmelo Rao, i cili ishte edhe personi i ngarkuar me transportimin e drogës.

Por ata kishin edhe një person që i ndihmonte në port, punonjësin 45-vjeçar Massimo Rocca, i bllokuar nga “Guardia di Finanza” pasi u tradhtua, ashtu si pjesa tjetër e grupit, nga përgjimi i bisedave.

Ishin pikërisht përgjimet ato që çuan në zbulimin dhe dokumentimin e të gjithë aktivitetit kriminal të bandës. Kjo nuk është hera e parë, që punonjës portualë në Itali përfundojnë në telashe për shkak të historive të narkotrafikut.

Në periudhën e viteve 2014-2016, tri operacione të “Guardia di Finanza”-s, të koordinuara nga Drejtoria Rajonale e Antimafias, kishin dëshmuar rekrutimin e punonjësve “jobesnikë” nga bosët kalabrezë.

Ata vepruan pa dijeninë e kompanisë qëndrore portuale, duke ndihmuar në kalimin e ngarkesave të drogës nëpër kontenierë. Në vazhdën e këtyre operacioneve ishte arritur të konfiskoheshin 600 kg kokainë e pastër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA