Haradinaj: Drejtësia për Astritin do të vendoset

06/11/2017 11:04

Kryeministri Ramush Haradinaj është angazhuar personalisht në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga protesta e fundit për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Kjo mënyrë është zgjedhur nga Haradinaj për të përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës. Si i prekur nga humbjet familjare, Kryeministri i Kosovës apelon për drejtësi për Deharin, por shton se dhuna ndaj institucioneve nuk është zgjidhja.

“Vetë kam humbur njerëz të familjes në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndjej thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen. Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngrihet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë. Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit”, shkruan ai në rrjetet sociale.

“Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend”, zotohet Haradinaj.

Protesta u organizua në njëvjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, që ndërroi jetë në paraburgimin e Prizrenit. VV akuzoi në atë kohë se ai ishte dhunuar nga policia, ndërkohë që një hetim nisi për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA