Vasili reagon ndaj Ramës: Duhet Task Forcë popullore të largojë Kryeministrin

05/11/2017 17:59

Pas komunikimit javor të Kryeministrit Rama në “Facebook”, ku bëri të ditur se qeveria do miratojë Task Forcë në policinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar, ka ardhur edhe reagimi nga Petrit Vasili.

Vasili thotë se “duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin që i tha policisë hidhni kapelet bëni vota për rilindjen dhe u përqafua me kriminelët dhe trafikantët”.

Postimi i plotë

“Kryeministri i krimit të organizuar do luftojë krimin e organizuar??
Kryeministri na tha se qeveria do miratoka Task Forcë në policinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar.
Kryeministri i krimit të organizuar qeveritar do luftoka krimin e organizuar ha ha ha. Gajasje e madhe shumë.
Megjithatë një meritë duhet t’ja njohim shkollëpakut që gënjen me seriozitet dhe nuk qesh.
Duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin që i tha policisë hidhni kapelet bëni vota për rilindjen dhe u përqafua me kriminelët dhe trafikantët”, shkruan Vasili në “Facebook”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA