Aleksandra është 7 vjeçe dhe është një nga fëmijët diabetikë. Por, vështirësia më e madhe qëndron te prindërit te saj. Për ta, është gati e pamundur ta pranojnë.
“Kur na tha doktoresha që është diabet i tipit 1, që pa insulinë nuk mund të jetojë unë edhe gruaja u cmendem, bërtisnim, ulërisnim, një dr na tha që vajza pa insulinë smund të jetojë dhe pasi bëmë dozat e para, aty kuptuam që duhet të bëjmë insulinë”, thotë Arben Çarka, babai i Aleksandrës.
Por për këta fëmijë diabetikë, çdo familje ka edhe një kosto. “Ka harxhime të mëdhaja. për një njeri si rrogë si jemi ne është e vështirë të përballohet.mirë insulinat që rimburohen, po është problemi i fishave, lancetave dhe ageve. përvec këtyre është problemi se do dietë të vecantë, nuk han si ne, përpiqemi ti marrim ushime bio, integrale që janë të shtrenjta”, thotë Çarka.
Patricia, është një tjetër vogëlushe, që diabetin e ka të fituar, jo të trashëguar. “Më shpjeguan që pankreasi im kishte një problem, sduhet të haja sheqer. duhet të ha 7 herë në ditë, kam vendosur ta mbaj dietën time se dua të kem jetë të shëndetshme”, rrëfen Patricia.
Madje, Patricia ka edhe një mision për të sëmurët me diabet. “Kur të rritem do bëhem endokrinologë, që t’i shpëtoj jetën të tjerëve dhe vetes”, thotë ajo.
Sipas shoqatës numri i fëmijëve dhe të rinjve me diabet është 1500, pa përfshirë ato të rretheve, që janë të paidentifikuar. Në kuadër të nëntorit, muajit të ndërgjegjësimin për Diabetit, ata kane keto kerkesa per qeverine.
“Kërkojmë rimbursimin e fishave. 3 mln 800 mijë lekë të vjetra kostoja për një familje, shteti ndihmon me ½, 2/3 duhet ti vetësigurojmë, thotë Asim Toro, Shoqata e fëmijëve dhe të rinjve me Diabet.
Top Channel