Pagesa më të lira në banka! Hyrja e Shqipërisë në SEPA, vitin e parë kursehen 20 milionë euro
23/11 15:07
Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi se gjysma e fondeve në tenderat publikë fitohen nga vetëm 5 për qind e bizneseve. Përfundimi ka dalë pas një analize, që KLSH-ja ka bërë mbi të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve Publike.
Sipas institucionit suprem të auditimit, vitin e kaluar institucionet e shtetit patën mbi 5.000 tendera publikë, në të cilët shpenzuan 655 milionë euro.
Këto kontrata janë fituar nga 1.140 biznese në total. Por ndër to, vetëm 57 kompani kanë fituar gjysmën e të gjithë vlerës së tenderave, pra 327 milionë euro. KLSH-ja nuk i ka bërë publike emrat e tyre, por sipas analizës, këto janë kompanitë që kanë fituar kontratat e mëdha publike.
Top Channel