Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një person është plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes të së shtunës në lagjen “Kiras” të qytetit të Shkodrës.
Hermes Beqiri, 20 vjeç banor i lagjes u qëllua me dy plumba ne kraharor, ndërsa qëndronte brenda ambienteve të një lokali. Plumbat u qëlluan nga jashtë.
Zyrtarisht policia nuk bën të ditura motivet dhe autorët e sulmit me armë ndaj 20-vjeçarit, por burime thonë se shkak i plagosjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit mes të plagosurit dhe autorit që është në kërkim.
Top Channel