Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se Lulzim Basha “flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për vjedhje”.

“Është shumë e qartë për të gjithë pse Lulzim Basha po mundohet të sillet si polic, prokuror apo gazetar. Sepse Lulzim Basha nuk bën dot detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike. Kryebashkiaku i Lulzim Bashës, Agron Kapllanaj, është dënuar me 2 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”, por kryetari Basha nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë”, tha Balla.

“Kryetari i Partisë së Agron Kapllanajt flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për “vjedhje”, të cilin Basha e mbrojti duke shkelur Ligjin në KQZ”, shtoi Balla në postimin e tij në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA