Cristiano Ronaldo nuk po kalon momentin më të mirë, për sa i përket lojës së futbollit.
Sulmuesi i Realit të Madridit kërkon të harrojë pikëpyetjet që janë ngritur rreth paraqitjeve të tij, me anë të një spoti për markën e tij të kufjeve, një spot që përkufizohet si surrealist.
Në këtë spot të realizuar, Ronaldo shihet përkrah një trajneri personal, që është mbipeshë, duke bërë seanca stërvitore të ndryshme nga ato që aplikon trajneri Zidane.
Në realitet, ai që ka marrë përsipër stërvitjen e Ronaldos në spot është një aktor, i cili i mëson të bëjë “stretching” apo të fitojë vetëvlerësimin.
Ronaldo i bindet për çdo gjë trajnerit të tij të ri, madje duke bërë edhe not qeni në pishinë, me portugezin që u pa sërish duke buzëqeshur, diçka që po i ndodh rrallë kohët e fundit.
Top Channel