‘Ladies Pop & Rock Concert”, është eventi më i ri, që do të mbahet më 11 nëntor dhe do të na rikthejë këngët dhe këngëtaret e njohura shqiptare ndër vite, në një version të ri.
Producentja Kozeta Kurti ka menduar rikthimin e këngëve të festivaleve shqiptare, por tashmë të rikënduara në versionin Pop & Rock.
Liljana Kondakçiu, Mefarete Laze, Aurela Gaçe, Irma dhe Eranda Libëhova, Alida Hisku dhe Rovena Dilo, janë këngëtaret që do të interpretojnë këngët e tyre, por në versionin Pop & Rock.
Nga ana tjetër, janë përzgjedhur edhe një sërë këngëtaresh të reja, që do të interpretojnë këngë të këngëtareve që nuk jetojnë më, ose që nuk munden të vijnë e të performojnë. Ndër to janë Era Rusi, që do të këndojë këngë të Vaçe Zelës, Marsela Çibuku, Eneda Tarifa, etj.
“Unë kam menduar, që ato të këndojnë më 11 nëntor, ashtu siç do të kishin dëshiruar të këndonin në vitet 80”, tha producentja Kozeta Kurti.
Top Channel