Bajern vrapon në krye, Dortmundi “zyrtarisht” në krizë

04/11/2017 20:37

“Makineria” e Jupp Heynckes ka ndezur motorët dhe këtë javë mposhti pa vështirësi Borusian e Dortmundit, jo vetëm në rezultat, por edhe në lojë.

Bajerni i Mynihut dominoi përballlë verdhezinjëve duke fituar në fund me rezultatin 1-3.

Në minutën e 17 Robben zhbllokoi rezultatin, ndërsa Lewandowski dyfishoi shifrat në të 37-ën, duke vulosur pjesën e parë 2-0.

Në minutën e 67’, ishte mbrojtësi austriak David Alaba, që shënoi golin e 3-të dhe vulosi fitoren, ndërsa Dortmundi arriti të gjejë golin e nderit me anë të mbrojtësit Bartra, 2 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Ndërkohë, humbja ndaj Bajernit konfirmoi momentin jo të mirë të Dortmundit, që brenda katër javëve kanë marrë vetëm një pikë në kampionat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA