Foto Ilustruese

Tre automjete janë përfshirë mbrëmjen e kaluar në një aksident në autostradën Vlorë-Fier në aksin e Panajasë. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në jetë njerëzish.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se mjeti tip ”Audi” me drejtues shtetasin K.D., 22 vjeç, gjatë drejtimit të mjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas mjetin tip ”Hyndai” me drejtues shtetasin Q.M., 34 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së këtyre dy mjeteve, errësirës dhe bllokimit të rrugës është përplasur me trafikndarsen edhe mjeti tip ”Benz”, me drejtues shtetasin D.L., 24 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar të tre drejtuesit e mjeteve si edhe 2 shtetasit pasagjer, Sh.L., 29 vjeçe ; E.M., 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në përfundim të hetimit dhe përcaktimit të rrethanave të aksidentit ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip ”Audi”, shtetasin :

Klevis Deliaj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale ”Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Top Channel