Aksion ‘blic’ në burgun e Durrësit pas një konflikti mes dy të dënuarve, sekuestrohet një ‘iPhone’ Shumë prej pemëve më të vjetra, sot, janë pemë ulliri. Në mbarë vendin, gjenden ullishte që janë mbjellë nga ilirët, grekët e lashtë apo romakët, që ende lulëzojnë.
Ulliri shihet si një simbol i traditës dhe një dëshmitar i epokave të shkuara. Pema e ullirit konsiderohet shpesh si një trashëgues i kohëve më të hershme.
Në Shqipëri, mendohet se ullinjtë më të lashtë kanë moshë mbi 2000-vjeçare dhe gjenden kryesisht në zonat e Tiranës dhe Laçit.
Në ullishtën e fshatit Gjorm të Laçit, gjenden rreth 6 mijë rrënjë ulliri, ku disa prej tyre janë shekullore.
Për njërin prej tyre thuhet se është më i vjetri, në Shqipëri dhe jo vetëm.
Ymer Hysa nga fshati Gjorm, thotë se për nga përmasa që ka kjo pemë mund të kemi të bëjmë me një ulli 2 mijë vjeçar, pronë e Haxhi Likës.
Përmes programit “Në Shtëpinë tonë”, Hysa u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse, veçanërisht Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Mjedisit, që ta marrin në mbrojtje këtë pemë dhe ta shpallin monument natyror ose kulturor.
Top Channel