
“Funari” turistik… fshati i fshehur mes katër liqeneve në Elbasan kërkon investime
30/06 13:19
L.B, 60 vjeç nga Kallm i Vogël i ka dërguar autoriteteve shtetërore një letër ku shpreh ankesën për një ngjarje të ndodhur në 2012.
Atë vit, si pasojë e një aksidenti humbi jetën djali i tij 2-vjeçar. Në letër ai pretendon se nuk janë kryer veprimet e duhura hetimore nga ana e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes. Në këtë letër ai ka kërcënuar me jetë prokurorin e çështjes, Ç.S.
Materialet iu referuan prokurorisë së Fierit dhe nisi hetimi në gjendje të lirë për 60-vjeçarin në akuzën e kanosjes së gjyqtarit.
Top Channel