
“Portokalli” ndez Himarën! Spektakli “Verë dhe Portokalle” i trupës së aktorëve të humorit të Top Channel
11/07 12:46
Mbi 11 kilogramë kokainë u gjetën nga policia italiane në shtëpinë e një 31-vjeçari shqiptar, banues në zonën e Corticellas në periferi të Bolonjës.
Siç pohojnë mediat italiane, apartamenti u bastis të hënën si pjesë e një hetimi më të gjërë të koordinuar nga prokuroria, por lajmi u bë publik të premten.
Kokaina, që thuhet të kishte cilësi tepër të lartë dhe një peshë prej 11.5 kilogramë ishte e fshehur në një dollap me fund të dyfishtë të shtetasit të identifikuar nga policia italiane me emrin Besian Elezaj.
Shqiptari i akuzuar për trafik lëndësh narkotike u vendos në arrest.
Top Channel