Tiranë-Durrës, autobusi përplas për vdekje 72-vjeçarin

02/11/2017 10:05

Një 72-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Sukthit, rreth orës 05:20 të së enjtes.

Ende nuk dihen detaje rreth aksidentit që i mori jetën të moshuarit, por mësohet se ai është përplasur nga një autobus që drejtohet nga një 48-vjeçar nga Tetova.

Bëhet e ditur gjithashtu se policia ka shoqëruar në komisariat për të zbardhur detajet e aksidentit edhe drejtuesi e autobusit.

Top Channel