Sherr për ullinjtë, adoleshenti plagos bashkëmoshatarin

02/11/2017 13:54
Borsh, Himare

Një adoleshent është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatari i tij për shkak të një sherri të momentit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Në Fermë” në Borsh të Himarës, ku konflikti mes tyre ka nisur për disa rrënjë ullinj në këtë zonë.

D. Z., 16 vjeç ka goditur me mjete të ftohta prerëse R. Xh, 17 vjeç i cili ka mbetur i dëmtuar po jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar thikën.

Ndërkohë që 16-vjeçari është shoqëruar në polici për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel