Po shijojnë muajin e mjaltit?

02/11/2017 09:37

Më herët ka patur spekulime se Miley Cyrus dhe Liam Hemsvvorth janë martuar në fshehtësi.

Javën e kaluar dy zogjtë e dashuruar u panë të mbanin në gisht të njëjtën unazë në gishtin e tyre të martesës, gjatë udhëtimit në Georgia të SHBA-së.

Çifti nuk bënte as përpjekjen më të vogël për të fshehur aksesorin e tyre të ri teksa shfaqen mjaft romantik me njëri-tjetrin.

Fakti që dhe ky destinacion pushimesh është shumë domethënës për ta, pasi kanë dhënë puthjen e parë në Tybee Island gjatë filmit të Nicholas Sparks, “The Last Song”, 8 vjet më parë, në 2009 dhe kjo të bën të mendosh se ata janë duke shijuar muajin e mjaltit.

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa e duan njëri tjetrin dhe ata e dinë se duan të kalojnë gjithë jetën bashkë”, ka thënë një burim i afërt i tyre për OK! Magazine.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA