Pas Arsenalit dhe Liverpoolit, edhe Barcelona ka shfaqur interesin e saj për mesfushorin e Monakos, Thoma Lemar.
Francezi 22 vjeçari ishte shumë pranë skuadrës së Wengerit, në muajin gusht, por operacioni dështoi në orët e fundit të merkatos.
Gjithsesi, Arsenal nuk ka hequr dorë dhe do të tentojë sërish afrimin e tij në muajin janar. Nga ana tjetër edhe Liverpool po kërkon për një profil të tillë si ai i francezit, për të zëvendësuar Philippe Coutinhon, që është thuajse i larguar nga ‘Anfield Road’.
Në orët e fundit, Barcelona ka parë që të parakalohet nga PSG-ja në garën për afrimin e Coutinhos dhe menjëherë ka përgatitur planin B, që është pikërisht futbollisti i Monakos, Thomas Lemar. Vlera e kartonit të tij është rreth 70 milionë euro, por përfshirja e disa klubeve me potencë në garë, mund të sjellë një rritje të çmimit.
Top Channel