Napoli humbet Ghoulam, 5 muaj jashtë fushave

02/11/2017 13:16

Pesimizmi i një nate më parë u bë i qartë pas ekzaminimeve të mëngjesit: Ghoulam ka pësuar një frakturë në gjurin e djathtë dhe do t’i nënshtrohet operacionit të premten në mëngjes.

Mbrojtësi algjerian është paraqitur mëngjesin e së enjtes në Romë në “Villa Stuart”, ku profesor Mariani ka konfirmuar dëmtimin e rëndë. Mjekët e Napolit ishin në dyshim një natë më parë, por ekzaminimi i plotë ka nxjerrë në pah dëmtimin, që nuk shmanget dot nga ndërhyrja kirurgjikale. Ndërhyrja në korciat do të bëhet të premten në mëngjes.

Pas Milik një tjetër dëmtim i rëndë vjen për skuadrën e drejtuar nga Sarri, që duhet të heqë dorë nga një prej mbrojtësve më të fortë për momentin në Evropë, për të paktën 5 muaj. Në këtë mënyrë Sarri ka më pak alternative, me Hysajn që mund ta përdorë edhe në të majtë, e Maggio si i djathtë, si edhe Mario Rui si zëvendësues i Ghoulam, ndërsa pritet ndërhyrje në merkaton e janarit.

Në 11 ndeshjet e kampionatit Ghoulam është aktivizuar për 90 minuta, madje duke shënuar edhe 2 gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA