Milan, 180 minuta pa gol kundër AEK-ut

02/11/2017 21:03

Milani ka përsëritur ndeshjen e San Siros ndaj AEK-ut, duke mos shkuar sërish më shumë sesa barazimi 0-0.

Kuqezinjtë zhgënjyen edhe një herë tjetër tifozët, por vazhdojnë të ruajnë vendin e parë në grupin D të Europa League. Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella ka 8 pikë, e ndjekur nga AEK me 6, Austria e Vjenës 4 dhe Rijeka 3.

Në ndeshjet e tjera të Europa League u regjistruan këto rezultate:

Partizan-Skënderbeu 2-0
Apollon-Atalanta 1-1
Basaksehir-Hoffenheim 1-1
Kopenhagen-Zlin 3-0
Lokomotiv Moskë-Sherif Tiraspol 1-2
Ludogorets-Braga 1-1
Lyon-Everton 3-0
Maccabi Tel Aviv-Astana 0-1
Slavia Pragë-Villarreal 0-2
Young Boys-Dinamo Kiev 0-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA