Kupa Libertadores e tregoi edhe një herë se nuk është një turne futbolli për tifozët me zemër të dobët. Me spektakël në fushë dhe përmbysje thuajse të pamundura, edicioni i këtij viti zyrtarizoi dhe dy ekipet finaliste me trofeun që do të diskutohet nga argjentinasit e Lanus dhe ekipi brazilian Gremio.
Futbolli latino amerikan është pasion i vërtetë dhe Lanus e tregoi pas gjysmëfinales jashtë logjikës kundër River Plate. Në ndeshjen e parë Millionarios fituan 1-0 në stadiumin Monumental me rrjetën e Skoko. Por në rikthimin në impiantin Fortaleza, shtëpia e Lanus, u regjistrua një mrekulli për vendasit. Stadiumi shpërtheu në festë për fitoren 4-2 ndaj Riverit në një 90 minutësh që përmbysi parashikimet dhe kuotat pas ndeshjes së parë. Kështu Lanus do përjetojë finalen e parë në histori.
Në gjysmëfinalen tjetër brazilianët e Gremios kishin hipotekuar gjithçka me suksesin 3-0 në sfidën e parë në transfertën e Ekuadorit ndaj Barcelonës. Këtë herë gara e privuar nga lufta e vërtetë u mbyll si për ironi 0-1 për ekipin mik. Kjo do të jetë finalja e pestë e Gremios në Kupën Libertadores, që nuk fiton trofeun që prej vitit 1995.
Top Channel