Koreografia serbe, Car Llazari “përballë” Skënderbeut

02/11/2017 19:09

Se cila është lidhja mes një ndeshjeje futbolli të vlefshme për grupet e Ligës së Europës me Car Llazarin, këtë e dinë vetëm tifozët serbë.

“Grobari”, tifogrupi më i madh i Partizanit të Beogradit nuk “zhgënjyen” dhe me koreografinë e tyre dolën sërish jashtë kornizave të futbollit.

Në shkallët e stadiumit u shpërnda një portret gjigant i Car Llazarit, që nga serbët identifikohet si themeluesi i të ashtuquajturës “Serbia e Madhe”.

Car Llazari vdiq në qershor të vitit 1389, në një betejë kundër Perandorisë Osmane dhe nga Kisha Ortodokse serbe konsiderohet një martir dhe shenjt.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA