Harta e sigurisë, Shqipëria “jeshile” për britanikët

02/11/2017 17:36

Ministria e Jashtme britanike publikoi raportin vlerësues dhe udhëzuar të radhës për qytetarët e saj që duan të vizitojnë apo të udhëtojnë për punë në vende të ndryshme të botës.

Në hartën e publikuar nga britanikët Turqia është vendi që ka nuk konsiderohet më si një vend i sigurtë për qytetarët britanikë dhe faktorët janë të shumtë, sipas Foreign Office.

Ndërkohë, Shqipëria përfshihet në listën e vendeve të sigurta për britanikët.

Veç vendeve të Amerikës së Veriut, të sigurta vlerësohen edhe vendet e Amerikës Latine, ndërkohë që të pasigurta konsiderohen vendet e Afrikës Qendrore dhe Veriore dhe pjesa më e madhe e vendeve në Azi, përjashto Kinën.

Top Channel