E aksidenton treni mallrave, vdes 70-vjeçarja në Durrës

02/11/2017 11:20

Një 70-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje nga treni i mallrave i linjës Shkodër-Durrës.

Informacionet paraprake nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.40 në lagjen nr.14 ku treni me mashinist G. R., 62 vjeç ka aksidentuar F. B., 70 vjeçe nga Rrashbulli.

Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel