Portieri i Realit, Courtois: Homofobia është po aq serioze sa racizmi, justifikimet janë të papranueshme
Ritmi me të cilin nisi sezonin ka rënë dhe ai ka shfaqur jo rrallherë nervozizëm brenda dhe jashtë fushe.
Ky nervozizëm i lojtarit kundër trajnerit Allegri u shpërfaq më së miri në dy raste, fillimisht pas zëvendësimit në ndeshjen me Udinezen dhe më pas, po gjatë zëvendësimit, këtë herë në ndeshjen e luajtur kundër Sportingut.
Raporti i Paolo Dybalas me Juventusin nuk duket në ditët e veta më të mira dhe sikur të mos mjaftonte kjo, vetë sulmuesi argjentinas i ka hedhur benzinë zjarrit, ndoshta pa dashje.
Ditën e mërkurë, “bardhezinjtë” festonin ditëlindjen e tyre të 120-të dhe një vëmendje e veçantë iu kushtua rrjeteve sociale, ku në lupë ishte edhe numri 10, ai që si rregull duhet të jetë simbol i klubit.
Por Dybala ka uruar fillimisht Palermon, ish-skuadrën e tij për përvjetorin e themelimit, që është në të njëjtën ditë me atë të Juventusit. Kaq ka mjaftuar në në llogarinë e tij në Instagram tifozët bardhezinj “t’i kujtojnë” se ishte edhe ditëlindja e Juventusit.
Talenti argjentinas është korrigjuar dhe më vonë ka publikuar një urim për Juven së bashku me parrullën e famshme “Fino alla fine”, por ishte tepër vonë…dëmi ishte bërë.
Top Channel