Egnatia thyen Partizanin dhe rimerr kreun të paktën për 24 orë, Dinamo përmbys Vorën në kryeqytet
Edhe pse humbja në “Olimpico” ndaj Romës peshon shumë për rrugëtimin sezonal, Antonio Conte ka besimin e drejtuesve të Chelsea.
Sipas medias britanike, më saktë ‘Mirror’, nënvijëzohet se tekniku duhet të shfrytëzojë të gjithë eksperiencën e tij në këtë moment të vështirë të sezonit për të mbajtur gjallë shpresat e skuadrës londineze për titullin kampion , duke nisur nga kjo e diel kur do të përballem me Manchester United.
Drejtuesit e Chelsea janë të bindur se në ecurinë e këtij fillimsezoni për kampionët e Anglisë kanë ndikuar dëmtimet e disa futbollistëve, nisur nga Kante, Moses, Drinkwater dhe Morata, si edhe vështirësitë e përshtatjes për Rudiger e Bakayoko.
Ndërkohë klubi është gati që të ndërhyjë edhe në merkaton e dimrit për të përforcuar skuadrën dhe për të kënaqur edhe kërkesat e trajnerit Italian, duke nisur ndoshta që mbrojtësi i majtë i Juves, Alex Sandro, objektivi kryesor i Contes.
Top Channel