Basha: Në dy vite, asnjë investim i huaj

02/11/2017 11:49

“Ekonomia e Shqipërisë është kthye në një ekonomi të drogës”, tha Lulzim Basha në fjalën në seancën e sotme në Kuvend.

Kreu i Partisë Demokratike u shpreh më tej se në dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë investim të huaj në vend dhe e gjithë arsyeja, sipas Bashës, është kanalizimi i vendit.

“Aty ku ka korrupsion dhe krim nuk ka zhvillim dhe mirëqenie. Aty ku kultivohet droga është e kot që të mbajnë seanca për karotën e Divjakës. Gjithmonë vendet që kanë rënë në pushtetin e drogës janë zhytur në humnerën e dëshpërimit. Sapo Edi Rama filloi kanabizimin e vendit ranë investimet e huaja. Shqipëria është i vetmi vend në botë që për dy vite nuk ka asnjë investim të huaj. I vetmi novacion është ai i trafikantëve që kanë përsosur mjetet për trafikun e kanabisit. E vetmja konkurrencë sipërmarrje është ajo mes bandave rivale për rrugët e trafikut”, u shpreh Basha.

Basha u shpreh se Kryeministri Rama erdhi në pushtet si rilindës dhe po ikën si taleban.

Top Channel