Rama: 300 pasqyra të Rilindjes së Shëndetësisë

01/11/2017 14:11

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video të ndryshimeve në qendrën shëndetësore të Kamzës, ku thotë se në katër vitet e ardhshme do të ketë 300 pasqyra të Rilindjes së Shëndetësisë si ajo. 90 të parat thotë kryeministri do të financohen nga buxheti i 2018-tës.

“Shqipëria që duam në katër vitet që vijnë do të ketë 300 pasqyra të Rilindjes së Shëndetësisë si kjo, qendra shëndetësore e ambulanca që do t’u shërbejnë me respekt e dinjitet njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, kudo ku prej dekadash nuk është vënë asnjë dorë e aftë dhe e kujdesshme në hartën e sistemit shëndetësor të vendit. 90 të parat do të financohen nga Buxheti 2018”, shkruan Rama.

Top Channel