Pogradec, flakët përfshijnë banesat e dy vëllezërve

01/11/2017 19:58

Flakët kanë dëmtuar shtëpitë e dy vëllezërve në fshatin Leshnicë të rrethit të Pogradecit.

Policia njofton se zjarri ka rënë në banesat e shtetasve A.P. dhe P.P., që kanë qenë pranë njëra-tjetrës.

Paraprakisht, policia thotë se nuk ka dëmë ne njerëz, por si pasojë e zjarrit ka dëmë të shumta materiale tek të dyja shtëpitë.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk dihen ende, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe zjarrfikëset.

Top Channel