Demokratët nuk janë bërë pjesë e diskutimit të buxhetit të ri, por grupi më i madh opozitar propozoi një projektligj që konkretizon një premtim të tyre në fushatë elektorale.

Projektligji i demokratëve propozon që “shpenzimet për tekstet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, te mbulohen plotësisht nga Buxheti i Shtetit”.

Një kosto që sipas opozitës llogaritet jo më shume se 8 milionë euro në vit. Demokratët besojnë se kjo masë do të jetë një ndihmë e rëndësishme për familjet në nevojë, veçanërisht pas rritjes së përvitshme që ka pësuar çmimi i librave shkollore dy vitet e fundit.

Por në propozimin e demokratëve ka një pikë që i kalon kufijtë e Shqipërisë, kur kërkohet që Shqipëria dhe Kosova të bashkërendojnë punën për të bashkëfinancuar koston e teksteve shkollore për fëmijët shqiptarë deri në 16 vjeç që mësojnë gjuhën shqipe në diasporë.

Sipas llogaritjeve të opozitës, zbatimi i kësaj nisme ka një kosto të përballueshme në buxhet, rreth 1.5 milionë euro.

Top Channel