Mourinho, në bankën e të akuzuarve për evazion

01/11/2017 18:42

Çështja e shumëdiskutuar e evazionit fiskal të Jose Mourinhos rrezikon të kthehet në problem edhe për Manchester United.

Tekniku portugez do të paraqitet në bankën e të akuzuarve këtë të premte, në mesin e përgatitjeve për ndeshjen kundër Chelseat, një etapë e rëndësishme në kalendarin e skuadrës që synon titullin në Premier League.

United e afroi me 24 orë konferencën për shtyp të menaxherit portugez, duke konfirmuar se ai do të jetë në seancën e radhës në Gjykatën e Madridit.

Numri dy në pankinë, Rui Faria do të finalizojë përgatitjet, por situata është larg asaj ideales. Mourinho vuajti humbjen më të madhe të tij në Premier League, kur u mund 4-0 në “Stamford Bridge”, e tani pret një tjetër test të vështirë të dielën, me trajnerin jo pak të tensionuar prej gjyqit për taksat.

Luzitani akuzohet se mashtroi autoritetet spanjolle për më shumë se 3 milionë euro, duke mos deklaruar përfitimet nga të drejtat e imazhit kur ishte trajner i Realit. Personazhi në fjalë ka mohuar akuzat, madje arriti një akord me prokurorët për 1.3 milionë euro, por organi i akuzës pretendon tashmë se disa klauzola në marrëveshje janë jo korrekte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA