Çfarë janë klasat shoqërore? Si ndikojnë ato duke na bërë ato që jemi? Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, artisti Grayson Perry udhëtoi në Britaninë e Madhe duke takuar njerëz nga shtresa të ndryshme shoqërore.

Historinë se si britanikët perceptojnë shijen, klasin dhe prestigjin, ai e endi në 6 tapiceri me detaje, ngjyra e personazhe, të cilat i veshi me sarkazmën angleze në ekspozitën që British Council e sjell në Tiranë, si qyteti i fundit i një turi ballkanik.

“Përveç mrekullisë që krijon krafti, zeja e bukur e thirrur nga kohët e shkuara që është endja, vepra e tij është e mbushur me një lloj sarkazëm therëse, sepse ai shpeshherë vë në dukje ato gjëra që janë kthyer në logo të identitetit britanik: të klasës punëtore, të shtresës së mesme apo shtresës së lartë”, shprehet Rubens Shima, kurator.

Si shabllon për tablotë e tij, Perry merr historinë e njohur të djalit plëngprishës.

“Ky personazh i Ogartit që na vjen nga shek XVII merret nga Perry dhe vendoset në kontekstin e historisë britanike sot, vjen nga një klasë punëtore, martohet, i krijohet mundësia që të bëjë një shkollë të mirë, njihet me një vajzë nga shtresa e lartë, martohet me të, bën pasuri e në fund fare vdes në mënyrë aksidentale, një vdekje e parakohshme”, thotë Shima.

I magjepsur pas pikturës së Rilindjes, çdo tapiceri e Perry-t i bën jehonë një pikture te Rilindjes në rrugëtimin që për publikun nis me 2 nëntor në GKA dhe përfundon më 5 dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA