Edhe Tirana u mbush mbrëmë nga pelegrinët e festës se Halloween. Me kostume shumëngjyrëshe, me personazhe të frikshme dhe jo vetëm të apasionuarit pas festave dhe jetës se natës mbushen lokalet.

Festa që filloi si e shenjtëve dhe e evoluoi si e shpirtrave, solli edhe ndryshimin e kostumeve nga të frikshme në ndjellëse. Por a e dinë shumica e të rinjve që e festojnë se çfarë është kjo festë?

“Dimë vetëm që dalin shpirtrat e frikshëm; Festë si në të gjithë botën; Mesa di unë është festa e shpirtrave; Unë e shoh si një sebep për të dalë për të bërë qejf; Është një ditë ndryshe nga të tjerat”, shprehen disa prej të rinjve që ka dalë për të festuar.

Jeta e natës është ajo ku ekspozohen kostume dhe maskat në traditën e re të kryeqytetit për Halloween, në garë për kostumin më të bukur. Shumë mace të zeza, fantazma, apo maska veneciane.

Jepuni vëmendjen që ju takon të vdekurve në natën e fundtetorit, dhe në përfundim, jepini rëndësi argëtimit. Shumica në Tiranë vepruan kështu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA