Edhe serbët votojnë ushtrinë? Thaçi: FA me vullnet politik të bashkuar

01/11/2017 18:28

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpreh bindjen se ushtria e Kosovës do të krijohet shumë shpejt dhe me miratimin e të gjitha forcave politike, përfshirë edhe serbët.

“Forcat e Armatosura do t’i krijojmë duke bashkuar vullnetin politik të të gjitha komuniteteve në Kuvendin e Kosovës. Jemi në rrugë të mirë drejt krijimit të një konsensusi të plotë dhe sikurse në debatin e sotëm publik me shoqërinë civile, ne gjithnjë do të flasim hapur me njëri-tjetrin”, shkruan ai në Facebook.

Thaçi thotë se nën shembullin e FSK-së, edhe Forcat e Armatosura do të jenë një vlerë e përbashkët për të gjithë qytetarët.

“Kosova do të bëhet me ushtri moderne e shumetnike dhe askush nuk mund ta bllokojë krijimin e saj”, vijon ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA