Çelja e negociatave me BE-në, Meta takon Vlahutin

01/11/2017 15:21

Presidenti Ilir Meta ka biseduar sot me ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin lidhur me mundësinë e çeljes së negociatave brenda vitit të ardhshëm.

“Miq, sot takova ambasadoren e Bashkimit Europian, znj.Romana Vlahutin me të cilën pata kënaqësinë të bisedoja për mundësinë e çeljes së negociatave brenda vitit të ardhshëm.

Çështjet kryesore të diskutimeve tona ishin vazhdimi i reformave kyçe, veçanërisht zbatimi i reformës në drejtësi si edhe forcimi i sundimit të ligjit me fokus në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkruhet në profilin e kreut të shtetit Ilir Meta në faqen e tij në Facebook.

Top Channel