Vlorë, sekuestrohen pasuritë e Habilajve

31/10/2017 11:46

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e Habilajve.

Sekuestrimi i pasurive vjen si rezultat i bashkëpunimit midis policisë së Vlorës, Drejtorisë së Përgjithshme të P.P.Parave dhe Prokurorisë Vlorë.

Bëhet fjalë për këto prona:
Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.

Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ”29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.

Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.

Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H..

Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..

Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.

Vijon puna per evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal.

Hetimet kanë nisur në vijim të informacionit, lidhur me procedimin penal në ngarkim të shtetasve, Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

FOTO GALERI
1/4

Top Channel