Tiranë, makina përplas motorin, një i vdekur

31/10/2017 15:25

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur ditën e sotme në Laknas.

Një makinë me targa AA727OE me drejtues 23-vjeçarin I.D u përplas me një motor.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit, XH.H, 67 vjeç, ka ndërruar jetë.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Top Channel