Nënë e bijë mashtruese, prokuroria kërkon 18 vite burg

31/10/2017 18:38

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 18 vite burg në total për nënë e bijë, të akuzuara për mashtrim me pasoja të rënda të kryer në bashkëpunim.

Luli dhe Adeila Makashi akuzohen se nëpërmjet mashtrimit u kanë marrë disa dhjetra qytetarëve shuma të konsiderueshme, që variojne nga 2 mijë deri në 8 mijë euro.

Këto para merreshin me premtimin se nëpërmjet shoqërisë që kishin hapur, “Ande LM” siguronin viza punë, apo bursa studimi në Kanada. Mosmbajtja e premtimeve dhe moskthimi i shumave të marra detyroi të dëmtuarit të denonconin nënë e bijë.

Aktualisht Luli Makashi, për të cilën Prokuroria kërkoi dënimin me 10 vite, mbahet në arrest me burg, ndërsa e bija, për të cilën akuza kërkoi dënimin me 8 vite, mbahet në arrest shtëpie.

Top Channel