Muaji antitrafik, çelet ekspozita “Trafikimi në sytë e fëmijëve”

31/10/2017 09:19

Fenomeni i trafikimit i parë në sytë e fëmijëve ka qënë në fokus të ekspozitës së çelur pranë Qendrës Rinore Tiranë, në kuadër të muajit antitrafik.

Në ekspozitë janë paraqitur rreth 140 punime të nxënësve që përshkruajnë me anë të pikturave e vizatimeve këtë fenomen.

Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda, trafikimi i qënieve njerëzore është një çështje që shkon përtej kufijve, ndaj angazhimi kundër fenomenit duhet të jetë mbarë-shoqëror.

“Falënderimet më të mëdha shkojnë sigurisht për të gjithë fëmijët e mrekullueshëm të sistemit para-universitar që ne kemi në Shqipëri. Me pikturat dhe vizatimet e tyre na e kanë hijeshuar godinën sot, por edhe kanë dhënë mesazhe shumë të forta në lidhje me luftën kundër fenomenit të trafikimit. Dua të falënderoj patjetër ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për mbështetjen që i ka dhënë Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafik”, tha znj. Voda.

Në përfundim të aktivitetit për 9 punimet më të mira janë shpërndarë çmime.

Top Channel