Homazhe për Mihal Luarasin

31/10/2017 20:52

Në dhjetor të vitit të shkuar Mihal Luarasi foli për herë të fundit për Top Channel, duke komentuar me keqardhje humbjen e Lazer Filipit. Ndërsa këtë të martë fundtetori, iu dha lamtumira e fundit vetë atij.

“Një bashkëpunim shumë i mirë dhe i bukur”, tha aktorja Roza Anagnosti.

“Kam mbaruar Liceun Artistik bashkë me të. Kam kaluar një jetë të tërë, nga 1948 derisa ishte gjallë. Do të mbetet i paharruar”, u shpreh regjisori Kristaq Dhamo.

Ndërsa piktori Ksenofon Dilo, theksoi: “Ishte e papritur. E kisha takuar kohët e fundit dhe nuk besoja që do të ndodhte kjo”.

Shfaqjet e ngjitura në skenën e Teatrit Kombëtar janë “Dragoi i Dragobisë”, “Dhelpra dhe rrushtë”, “Mosha e bardhë”, “Rrugë të tërthorta”, “Një dashuri e tillë” etj.

Mihal Luarasi ishte regjisor i disa spektakleve të mëdha në Teatrin e Operas dhe Baletit, si “Karmen”, “La Traviata”, “Pranvera”, “Opera për tre groshë”, etj.
Kanë qenë “Njolla të murrme” dhe “Çështja e Inxhinier Saimirit” që u dënuan për kohën. E më pas fryma që ai i dha Festivalit të 11 të RTSH, në vitin 1972, shënoi përfundimisht burgosjen e tij për tetë vite.

“Kur bëri Festivalin e 11, të rinjtë e asaj kohe jetonin me krijimtarinë e këtyre njerëzve të mëdhenj”, tha kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA